Kryebashkiakija e Roskovecit, Majlinda Bufi, është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure në Prokurorinë e Posaçme.
Bëhet me dije se Bufi rezulton e kallëzuar për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion” dhe “Krime zgjedhore”.
Ndaj saj ka një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme pas një videoje të shfaqur në një emision investigativ në vitin 2023, ku kryebashkiaja shihej teksa i bënte presion me shkarkim nga puna një sanitareje për arsyen se kishte marrë pjesë në një miting të opozitës, në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Pas publikimit të videos, opozita depozitoi një kallëzim penal në SPAK ndaj kryetares së bashkisë së Roskovecit.
Në kallëzim Bufi akuzohej për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Ndërkohë që mësohet se kryebashkiakja është nën hetim dhe për korrupsion.