Tre banorë të fshatit Prodan në Kolonjë, kanë rrezikuar të mbyten në ujërat e përroit Prodan – Gjonç.
Te tre personat po udhëtonin me një mjet fuoristradë, me të cilin kanë tentuar të kalojnë në ujin e rrëmbyer të lumit.
Për shkak të prurjeve të shumta, mjeti ka mbetur i bllokuar në rrjedhën e lumit.
Banorët e fshatit kanë lajmëruar shërbimin zjarrfikës të bashkisë, te cilët ndihmuan banorët e bllokuar në mjetin e tyre, që të dalin nga lumi.