Kandidati i opozites per Bashkine Memaliaj, Albert Malaj, ka denoncuar nje tjeter skandal vjedhjesh nga Rilindasit e Bashkise Memaliaj.
Behet fjale per rikonstruksionin e rruges Arrez e Madhe- Arrez e Vogel- Qafa e Kiçokut, me vleren e 208 milione leke.
Permes fakteve te cilesuara, kandidari opozitar Albert Malaj, ka treguar saktesisht dhe me transparence skandalin ne fjale.
Ja denoncimi i plote i Albert Malajt:
Vjedhje e frikshme
Bashkia Memaliaj ka tenderuar rikonstruksionin e rruges Arrez e Madhe- Arrez e Vogel- Qafa e Kiçokut, me vleren 208 milione lek, po çfar eshte eshte rikonstruktuar? Asnje puntore me lopate, jo mjete nuk kane shkuar per rikonstruksion.
Fotot e rruges flasin vete, aktualisht nje biznes privat Baxho, ne fshatin Arrez e Madhe eshte duke e rregulluar rrugen, pasi eshte e pakalueshme per te shkuar ne fshatin Shales per te grumbulluar Qumeshtin.
Është skandaloze që në këtë fazë, kur po shikon që vullneti i qytetarëve të Memaliajt është dukshëm për të larguar me votë masive këtë kryetar, ai vazhdon të vjedhe hapur nga buxheti i bashkisë, jo pak por 200 milionë lekë për rregullimin, shtrimin, çakullimin e kanalizimet e rrugës nga Arrëza e Madhe në Arrëz të Vogël.
Po natyrshem lind pyetja, kush e trimëron kaq hapur këtë kryetar, që nuk trembet nga vjedhja e parave të qytetarëve pa bërë, Deputeti??
Do të keni përballjen me institucionet e zbatimit të ligjit për këto abuzime marramendëse, që nëse viheshin në dobi të komunitetit situata do ishte keshtu ndryshe.
Pse i shikoni banorët e këtyre fshatrave si të detyruar t’i nënshtrohen fatit të tyre, duke u bërë një barrë akoma më e rëndë veç kushteve të vështira që kanë?
Kjo pamje rruge së bashku me abuzimin e hapur do këtë nga ana ime këmbënguljen për të marrë ndëshkimin ligjor në mënyrë të padiskutueshme.
Sepse fundi politik i juaji shoku kryetar tashmë është vendosur dhe mezi po presim 14 majin … e deri atëherë do të bëjmë evidente çdo shpërdorim të parave publike, do të jemi të palëkundur në këtë mision për të ndryshuar këtë vend të mrekulluar nga natyra, por të shpërdoruar dhe masakruar nga dora juaj…
Me respekt Albert Malaj.