Një aksident i rënd ka ndodhur në  zonën e  Dhermiut në rrugën që të çon ne Green Coast.

Ku një kamion ka përplasur 3 automjete duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Sipas burimeve, shoferi i kamionit është hedhur nga automjeti si pasojë e mosfunksionimit të frenave.

Ai është dërguar në spital për të marë ndihmën mjeksore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se makinat e tjera kanë qënë të parkura dhe fatmirësisht nuk ka të plagosur.