Ju kujtohet Izaura dhe Leonsio dy personazhet e famshme te seriali “Skllavja Izaura”?
Lucelia Santos, ishte 19 vjec kur mori rolin kryesor në telenovelën “Skllavja Izaura”.
Sot është 65.
Ajo vazhdon të bëjë aktoren, por është edhe regjisore. Lucelia është divorcuar dhe ka një djalë 40 vjecar, i cili është gjithashtu aktor.
Seriali “Skllavja Izaura” u realizua në Brazil në vitet 1970, dhe u përhap në shumë vende ish komuniste të Europës nga 1989-ta.
Edhe në Shqipëri, ai pati një sukses të madh.
Megjithatë, historia e dashurisë së ndaluar të një skllaveje dhe pronarit të saj, u ndoq nga miliona njerëz edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe.