Është zbuluar imazhi i 17-vjeçarit shqiptar që dyshohet se ka ekzekutuar me plumb në kokë një të ri nga Burreli, në Gjermani.
Vrasja u regjistrua në Kaltenkirchen, teksa viktimë mbeti Reols Hysneli, 27-vjeçar, i cili u gjet më 25 nëntor në një pyll pranë zonës.
Deri më tani, policia supozon se 27-vjeçari është qëlluar me armë zjarri në zonën Uetersen në lagjen Pinneberg.
Gjithashtu mbetet e paqartë se ku ndodhet arma e zjarrit.
Pasi u zbulua trupi, oficerët e policisë kontrolluan vendin në Kaltenkirchen dhe zonën përreth.
Zëdhënësja e policisë tha për mediat se sendet janë sekuestruar, pa dhënë detaje.
Ndërkohë, nuk dihet arsyeja se përse 17-vjeçari e ka vrarë bashkëkombasin, teksa ka dyshime edhe për një vrasje nga pakujdesia.