Në foto është Migena Sinani, 37-vjeçarja e cila u vra nga kunati i saj, Roland Sinani. Ky i fundit ishte i pamartuar dhe merrte mjekim pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor, teksa vrau Migenën në sy të fëmijës së saj 2-vjeçar.

Migena kishte dhe një tjetër fëmijë 2-vjeç që në momentin e ngjarjes po flinte në dhomën e gjyshërve.

Burri i Migenës ka qenë në punë në momentin e tragjedisë pasi punonte si taksist. Ndërkohë mësohet se vëllezërit, pra burri i viktimës dhe autori, kanë qenë në konflikt prej kohësh.