Ivanka Trump, vajza e ish-Presidentit amerikan Donald Trump ka zgjedhur Sarandën për pushime në këto ditë të nxehta vere.
Fotot janë bërë virale në internet nga mikesha e babait të saj, Ildiko Varga. Në një postimi në rrjetet sociale Varga shkruan se ka rastisur me Ivanka-n, teksa dhe ajo gjendej për pushime në jug të vendit tonë.
Në foto Ivanka Trump shfaqet tepër e kuruar në ambientet e hotel ‘Demi’ në Sarandë, e veshur me një fustan të gjatë blu ndërsa në dorë mban një kapele kafe me përbërje kashte.

Ivanka Trump zgjedh Sarandën për të pushuar, ja fotot e saj

Kjo nuk ka qenë një periudhë e lehtë për vajzën e Trump, ku këtij të fundit këto kohë i është dashur të përballet me akuza të rënda që e çuan ish- Presidentin në prag të arrestimit.

Ivanka Trump zgjedh Sarandën për të pushuar, ja fotot e saj