Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kapur ‘mat’ duke tregtuar drogë.
Mediat italiane raportojnë se i riu ishte nën vëzhgim prej ditësh nga policia e qytetit dhe arrestimi ka ndodhur më 1 prill në një parking në Sant’Alessio, ndërsa lajmi është bërë i ditur sot. Shqiptari me banim në Piza, u kap duke i shitur doza kokaine një subjekti tjetër, por ky i fundit është larguar nga vendngjarja.
Përveç sekuestrimit të drogës që kishte e vete, policia ushtroi kontroll në shtëpinë e tij, ku gjeti 60 gr lëndë narkotike mbi 7000 mijë euro dhe mjete të terja të nevojshme për paketimin e drogës.