Një furgon me disa turistë nga Shqipëria është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Katania në Itali.

Sipas mediave italiane, aksidenti ndodhi pasditen e sotme rreth orës 16:00, ndërsa ende nuk dihet shkaqet e sakta, por dyshohet se ka qenë një defekt në frena.

16 persona që ishin në furgon janë plagosur, ndërsa vetëm njëri prej tyre është transportuar me ambulancë në spital.

Fatmirësisht asnjë nga turistët nuk është në gjendje të rëndë.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme.