Arben Ahmetajt është shfaqur sërish nga një ambient publik në Zvicër.

Ish-zv.kryeministri, i cili prej më shumë se një viti ndodhet në arrati, shihet në shoqërinë e dy personave në një lokal në Zvicër, aty ku dhe politikani shqiptar është “strehuar” prej korrikut të vitit 2023.

Në foton e publikuar Ahmetaj shfaqet duke konsumuar kafe dhe puro, teksa është duke biseduar me disa persona, identiteti i të cilëve nuk kuptohet qartë në foto.

Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ku dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.

Jo më larg se disa ditë më parë, gazetari Çim Peka, paralajmëroi intervistën e radhës me Ahmetaj, ku deri më tani ka bërë dy dalje publike, ndërsa në intervistën e fundit pati paralajmëruar se do të plasë “bombën” për qeverinë aktuale.