Sot do të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme seanca për Fredi Belerin, ku do të vendoset nëse do të lejohet ose jo të shkojë të betohet në krye të bashkisë Himarë.

Kështu, në dyert e gjykatës kanë shkuar një grup qytetarësh, duke protestuar për lirimin e tij.

“Ne mendojmë se kupa është mbushur. Betimi i Belerit duhet të ndodh patjetër.

Nuk mund ta tolerojmë më këtë zvarritje ku seancat shtyhen në çdo rast, ku organet pasojnë një lloj ping pongu dhe patjetër që Beleri është votuar për të drejtuar Bashkinë” tha zëdhënësi i fushatës së Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli.