Fredi Beleri është shoqëruar me makinën e burgjeve në KQZ, ku do të vendoset nëse do t’i hiqet mandati i kryebashkiakut të Himarës.
Ai është shoqëruar nga forcat e Policisë së Burgjeve nga burgu i Fierit ku dhe vuan dënimin.
KQZ mbajti dje seancën në lidhje me vlefshmërinë për mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Dhënia e vendimit u shty dhe do të merret sot.
Shtyrja u bë pasi avokatja e Belerit kërkoi që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës të ishte vetë i pranishëm në seancë.