Personi në foto është Theodhori Mërkuri, 60-vjeçari i cili plagosi me thikë në qafë efektivin e policisë, Redin Çaushaj.
Çaushaj, 25 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Lukovë, u plagos rëndë, teksa u mundua të ndalonte përshkallëzimin e një konflikt mes Mërkurit dhe një tjetër personi.
Efektivi i ri i policisë, po kalonte në vendin e njohur si kthesa e Pilurit në Himarë, teksa pa në rrugë se dy persona po konfliktoheshin me njëri tjetrin.
Jashtë shërbimit zyrtar, Çaushaj ndaloi për të neutralizuar konfliktin, por fatkeqësisht ai u qëllua me thikë nga 60-vjeçari.
Autori mundi të largohej dhe të ngjitej në fshatin Pilur, ku u fsheh në një repart të vjetër ushtarak.
Forca policore nisën kërkimet intensive dhe mundën ta lokalizonin pas 8-orësh ndjekje.
Mërkuri u arrestua mëngjesin e kësaj të mërkure dhe u transportua në komisariat, ku i duhet të përballet me veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë.