Habib Rexha është personi i dyshuar, që ekzekutoi sot Arjan Gosën në Kavajë.

Gosa u vra me një plumb në kokë, teksa ndodhej në një lokal duke konsumuar kafe me babanë e tij.

Behet me dije se Habib Rexha, është vëllai i Altin Rexhës.

Ky i fundit mbeti i vrarë pas një sherri me Edmond Gosën, vëllain e Arjan Gosës pak muaj më parë.

Pas një sherri mes njëri-tjetrit, Edmond Gosa e qëlloi me thikë ndërsa Altin Rexha iu kundërpërgjigj me armë zjarri.

Të dy ndërruan jetë rrugës për në spital.