Jugulajm.net ka siguruar foton e Safet Gjicit dhe Alma Kacit në sallën e gjyqit.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit ka dalë sot para GJKKO-së, pas akuzës për korrupsion pasiv.

Në foto, anash Safet Gjicit duket edhe Alma.Kaci, 40-vjeçarja e cila e filmoi ish-kryebashkiakun, duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë së Kukësit.

Detaje të reja kanë dalë nga skandali seksual i ish-kryebashkiakut të Kukësit, Saft Gjici, i cili u filma duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë.

Detaje nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme, thuhet se mekanizmi përgjues ishte vendosur brenda gotës prej kartoni me pije freskuese.

Bie në sy fakti, se ish-kryebashkiaku Gjici, ruhej dhe tregohej mjaft i kujdesshëm për njerëzit që futeshin në zyrën e tij.

Ai i kishte kërkuar 40-vjeçares Alma K., që çelësat e makinës dhe celularin t’i linte në sekretari.