Zeynep Degirmencioglu është aktorja, e cila interpretoi rolin e “Borëbardhës”, në filmin turk me të njëjtin titull, në vitin e largët 1970 dhe të “Hirushes” një vit më vonë.
Filmi që i mblodhi të gjithë pas ekranit, fëmijë e të rritur, ka mbetur një prej sukseseve të pazëvendësueshme të kinemasë turke.
Por ku është sot Borëbardha e famshme?
Zeynep Degirmencioglu, e lindur me 12 shtator 1954, në Stamboll. Ishte vetëm një vjeҫe kur doli për herë të parë në ekran, një fëmijë mjaft tërheqës për sytë e publikut.
Filmi i saj i parë, “Papatya”, i krijoi asaj imazhin e një aktoreje te mrekullueshme filmi për fëmijë. Më vonë spikati edhe me rolet e tjera në filmat “Duvaklı Göl” dhe “Firtina”.
Sot, në moshën 69-vjeҫare, vijon të jetë një zonjë e pashme dhe e suksesshme në biznes. Ka dy vajza dhe është grua e ve.