Drejtoresha e Zyrës Arsimore të Gjirokastrës, Albana Hasanaj, vlerësohet me rezultate të shkëlqyera në përfundim të Programit të Trajnimit të Detyrueshëm (CTP) organizuar në kryeqytet.
Ka qenë një impenjim disamujor në Shkollën e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (CSL), ku ka certifikuar brezin e III pjesëmarrësve.
Në këtë brez u përfshinë 216 pjesëmarrës nga 47 Zyra Vendore Arsimore në rang vendi.
Nga 216 pjesëmarrës u certifikuan 102 prej tyre nga të cilët 3 u shpallën me rezultate të shkelqyera.
Mes kërtyre të fundit rezulton edhe kreu u ZA Gjirokastër Albana Hasanaj.
Ajo cfarë vlen të theksohet është se tre ekselentëve mes të cilëve edhe Hasanaj, i’u akorduan për herē të parë Bursa e Meritokracisë, çka u jep mundësinë për të ndjekur programe trajnimi në Universitetin e Harvardit në SHBA mbështetur nga Shkolla e Drejtorëve dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF).
Është hera e parë që një drejtuese e arsimit vendor në Gjirokastër, vlerësohet në këtë mënyrë dhe aq më tepër t’i jepet mundësia për të përjetuar një ëndërr, që gjithkush do ta dëshironte sic është bursa studimore në universitetin më të mirë në planet.