Pas akuzave dhe denoncimeve nga opozita, si dhe mediat greke, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet për gjyqtaren e GJKKO-së Irena Gjoka.
Ajo akuzohet se eshtë dënuar për falsifikim dokumentesh, në shtetin fqinj dhe nuk e ka deklaruar në vitin 1996. Sipas mediave greke, Gjoka u përpoq të hynte në Greqi ilegalisht, por u zbulua dhe u dëbua për 10 vite nga zona Shengen.
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar duke i dërguar Prokurorisë së Përgjithshme formularët e vetëdeklarimit të gjyqtares me tre mbiemra, Irena Gjoka-Maneku- Spata, ku i ka vënë në dispozicion dosjen duke i hapur rrugë hetimit dhe kërkimit të informacioneve te autoritetet greke.
Lidhur me këtë, burime për mediat bëjnë me dije se Prokuroria i ka nisur KLGJ-së kërkesë për verifikimin e gjyqtares. Mësohet se kërkesa është dërguar që më 19 prill 2024.