Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e autostradës Levan – Tepelenë në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi” në Poçem.

Burime zyrtare nga policia e Fierit pohojnë se janë përplasur 2 makina e si pasojë ka të plagosur të cilët po transportohen në urgjencën e spitalit Rajonal Fier për t’u dhënë ndihma e parë mjekësore.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Gjithashtu mësohet se në spital janë paraqitur 5 persona të plagosur nga aksidenti, mes të cilëve janë dhe 2 fëmijët.

Njëri prej tyre 3 vjeç në gjendje më të rëndë, është futur në sallën e operacionit.

Ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se janë edhe 2 persona të tjerë të plagosur, pra 7 gjithsej.