Burime bejne te ditur që në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e Prenjasit e cila ka transportuar drejt spitalit disa të plagosur, dyshohet dhe për viktima.

Sipas burimeve, mjeti ka marrë flakë menjëherë pas përplasjes.

Mësohet se ishin duke zbritur Qafë Thanën, ndërsa mjeti tjetër ka qenë duke u ngjitur dhe ka humbur kontrollin duke i dalë përpara autobusit.

Shoferin i autobusit ka treguar se ka qenë duke zbritur kthesën e Qafë Thanës dhe mjeti i ka prerë rrugën.

Shoferi i autobusit, Ilir Alla:  Unë isha duke zbritur kthesën e Qafë Thanës poshtë. Makina që vinte sipër, duke ndërruar marshet, nuk e di mirë, ka marrë kthesën dhe më ka prerë rrugën komplet. Është kthyer në sensin e kundërt të lëvizjes dhe më ka dalë para.

Të njëjtën gjë konfirmojnë dhe dy prej pasagjerëve të pyetur nga gazetarët.

Mjeti i vogël i ka prerë rrugën autobusit. Ishim për vizitë, po ktheheshim për në Krujë.

Shoferi ishte në rregull, në krahë të vetë. Autobusi ka qenë plot. Mjeti i ka prerë rrugën autobusit.

Njoftimi i Policisë: Prrenjas/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas, autobusi që drejtohej nga shtetasi I. A., 51 vjeç, me drejtim lëvizjeje Pogradec – Prrenjas, është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi I. M., 28 vjeç, me drejtim lëvizjeje nga Prrenjasi në drejtim të Pogradecit.

Si pasojë e aksidentit automjeti tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 5 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtohej nga shtetasi I. A.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan dhe grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.