Arkivi i Shtetit ka publikuar të shtunën për herë të parë një dëshmi të re rreth sasisë së arit të marrë me vete nga Mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria në prill të vitit 1939, pak ditë para pushtimit të saj nga Italia fashiste.
Sipas dokumentit që është shkruar dhe firmosur nga Gjon Lusha, pretendohet se sasia e arit që Mbreti Zog dhe shoqëruesit e tij kanë marrë me vete kur u larguan nga Shqipëria drejt Greqisë, është shumë herë me e madhe se ajo që dihej deri më sot.
Dokumenti është nxjerrë nga fondi i Milicisë Fashiste.
Në dokument është shkruar: Mbretit Zog, kontrolluar nga autoritetet greke, i janë gjetur 250.000 napolona ari .