Tubacioni kryesor i ujësjellësit të Bovillës është çarë dhe dëmtuar në disa segmente të tij, duke bërë që uji të ngrihet në ajër deri në disa metra.
Sipas raportimeve nga mediat tubacioni ka qenë çarë që mbrëmjen e djeshme për shkak të punimeve të Ujësjellës Kanalizime Tiranë në zonën e njohur ‘Kafja e Rremës’.
Sipas njoftimeve të deritanishme grupet e UKT-së janë nisur për të riparuar tubacionin.