Skandali i transportimit të 800 tonë mbetje toksike nga porti i Durrësit drejt Tajlandës merr hije të tjera dyshimi.

Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka publikuar sot licensën e kompanisë “Sokolaj sh.p.k”, e cila autorizohet të transportojë mbetje të rrezikshme me firmën së ministres së Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaros.

Në këtë mënyrë, dokumenti nxjerr zbuluar qëndrimit fillestar të ministres Mirela Kumbaro që deklaroi se nuk kishte asnjë dijeni mbi skandalin.

“Ja dhe prova që Qeveria dhe Ministria e Mjedisit e drejtuar nga Mirela Kumbaro di gjithçka mbi transportin e mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në territorin shqiptar. Në këto kushte kur institucionet bëjnë tinëzisht “ping pong” për ti shpëtuar përgjegjësisë ligjore dhe hetimit nd?rkombëtar ështê akoma më skandaloze dhe kriminale të risjellësh për të katërtën herë për diskutim ligjin për importin e mbetjeve” shkruan AKIP, teksa ka publikuar në rrjetet sociale dokumentin në fjalë.