Qyteti i Vlorës është tronditur këtë mbrëmje. Një 41-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri, teksa mësohet dhe dinamika e ngjarjes.

Viktimë ka mbetur Leartiad Lekaj, 41- vjeç.

Paraprakisht raportohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes një personi me motor dhe një makine në lëvizje.

Mësohet se Lekaj ishte duke drejtuar motorin dhe raportohet të ketë shkëmbyer vazhdimisht zjarr me pasagjerët e automjetit derisa ka gjetur vdekjen.

Ata e kanë ndjekur derisa e kanë ekzekutuar.