Ditën e sotme në vendin tonë po votohet për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive.
Por nuk kanë munguar “çudirat shqiptare” në këto zgjedhje. Një qytetar i cili ka shkuar për të votuar është paraqitur me një kartë identiteti jo të zakonshme.
Karta e identitetit të këtij qytetari e cila ishte lëshuar në vitin 2021, skadonte në vitin 2071. Pra, një kartë më afat skadence 50-vjeçar. Një kartë e zakonshme identiteti ka afat skadence 10-vjeçar.