Një fëmijë 7 vjeçar ka mbetur i vetëm në shtëpi pasi prindërit e tij dolën për të bërë pazare, por harruar çelësat brenda në banesë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “30 vjetori” në Berat, duke lënë në gjumë fëmijën të mitur.
Pasi janë drejtuar në banesë, prindërit kanë konstatuar se kanë harruar çelësat e derës së blinduar brenda në shtëpi.
Nga ana e tyre është telefonuar shërbimi zjarrfikës, e në banesë mbërritën 6 efektivë dhe një mjet autoshkallë.
Ata kanë hyrë në banesë nga ballkoni i katërt, duke përdorur shkallët.
Kujtojmë se ky është rasti i dytë brenda 10 ditësh, që dy fëmijë mbesin të bllokuar në banesë nga pakujdesia e prindërve dhe shpëtohen nga zjarrfikësit përmes hyrjes nga ballkoni.