Ish-shoferi i drejtorit të Policisë Ardi Veliu është arrestuar bashkë me gruan dhe vajzën në një operacion të SPAK për disa akuza.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi se operacioni ka të bëjë me goditjen e një grupi kriminal të akuzuar për trafik të sendeve me vlerë dhe pastrim parash.
Ish-shoferi, Sokol Idrizi, i cili mësohet se ka qenë nën hetim dhe i pezulluar nga detyra, është arrestuar me bashkëshorten dhe vajzën, një ish-studente në Francë. Mes të arrestuarve janë dhe dy policë të Portit të Durrësit.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se ata kryenin trafik të sendeve me vlerë, si diamante, bizhuteri floriri dhe madje dhe para cash përmes portit të Durrësit.
Operacioni është në vijim, teksa në orët në vijim pritet të ketë dhe informacione zyrtare.