📌Policia Rrugore e Gjirokastrës, gjatë muajit janar 2023
Kontrolle intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Monitorim i vazhdueshëm i akseve rrugore, me pajisjet e logjistikës bashkëkohore, për të shmangur përfshirjen e përdoruesve të rrugës, në ngjarje rrugore.
Gjatë muajit janar 2023, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:
•janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh, si dhe janë proceduar penalisht 6 drejtues mjetesh për “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
•janë pezulluar 19 leje drejtimi, nga të cilat 5 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 11 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit dhe 3 për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore e Gjirokastrës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.
#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘