Një makinë e Repartit Ushtarak të Vaut të Dejës është përplasur mëngjesin e sotëm me një autobot në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Si pasojë e aksidentit 6 ushtarë kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë burime bëjnë me dije se një prej tyre është dërguar te Trauma. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”.
“Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër (ushtarakë), pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetas B. N., të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.