Dy automjete që po udhëtonin maturantët janë përplasur kokë më kokë.

Ngjarja ka ndodhur në Vlorë. Nga të dhënat paraprake mësohet se në aksident ka të plagosur.

Mendohet shpejtësia që ka shkaktuar aksidentin, të aksidentuar dyshohet se kanë mbetur tre maturantë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen e plotë se si ka ndodhur aksidenti.