Mesnatën e kaluar duke gdhirë e marta dy mjete kanë përfunduar në një lokal në Plug Lushnje. Një person i plagosur dhe një biznes tërësisht i shkatërruar është bilanci.

Drejtuesi i automjeti tip “Volkswagen” me targa ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet tip “Benz” parkuara para lokalit dhe të dy mjetet kanë përfunduar brenda ambienteve të lokalit duke e shkatërruar plotësisht.

Drejtuesi i automjetit “Volkswagen” është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Fatmirësisht lokali ka qenë i mbyllur dhe nuk ka pasur klientë apo personel në momentin që makinat kanë përfunduar brenda tij.

Pronarja e lokalit tregon se ishin në shtëpi kur dëgjuan zhurmat dhe më pas panë pamjet nga kamerat e sigurisë.

“Dëgjuam një zhurmë të tmerrshme ndërsa ishim në shtëpi dhe pamë nga kamerat çfarë kishte ndodhur. Këtu është shkatërruar gjithçka”, deklaroi ajo.

Ende nuk dihen nëse drejtuesi i mjetit ka qenë në efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike, por shpejtësia ka qenë tepër e lartë.