Një aksident ka ndodhur në lagjen 16, në rrugë “Vllazërimi” në Durrës. Sipas informacioneve një makinë që ishte me urgjencë për në spital, ka kaluar me semafor të kuq dhe është përplasur me një furgon.

Mësohet se fëmija i sëmurë që ishte në makinë është dërguar me urgjencë në spital.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet aksidenti ka shkaktuar dëme të shumta materiale edhe tek makinat e tjera të cilat ishin të parkuara në anë të rrugës.