Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë.
Një automjet, tip Mercedes Benz, ka bërë një parakalim të gabuar, duke bërë që mjeti që kishte pëballë, Tojota Korola, në tentativë për ta shmangur, ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.
Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit Tojota ka dalë nga mjeti pa lëndime të rënda.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore,të cilët po kryejnë edhe këqyrjen e vendngjarjes, për të kuptuar shkakun dhe dinamikën e plotë të aksidentit.