Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor, “Sarandë–Delvinë” pasditen e sotme.

Në kohën kur një mjet kishte hyrë në parakalim, një qen ka dalë në rrugë duke shkaktuar përplasjen e 2 automjeteve.

Si pasoje njëra prej të cilave përfundoi në bordurën e rrugës.

Përveç dëmeve të shumta materiale, nga aksidenti është lënduar edhe një grua.