Një aksident është regjistruar mesditën e së dielës në aksin ”Levan-Tepelenë”.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka dalë nga rruga.

Shkak është bërë humbja e kontrollit të autoomjetit nga drejtuesi.

Të lënduar kanë mbetur drejtuesi dhe dy pasagjerët që ndodheshin në automjet.

Ata janë dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit.

Policia po heton për shkakun e rrethanave të aksidentit.