Një aksident është regjistruar në segmentin rrugor Balldre-Torovicë, që shkon drejt fshatit Torovicë.

Dy automjete janë përplasur balle për balle me njëra tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjerja e mjetit tip Mercedes, ku janë dërguar në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë lëvizja jo e kujdesshme e njërit prej mjeteve që po lëvizte drejt Lezhës.

Rruga është e ngushtë dhe nuk ka mbajtur anën për të dalë jashtë rruge në kthesë e për pasojë është përplasur me një fouristradë që po lëvizte në drejtim të Torovicës.

Policia po kryen veprimet hetimore për këtë rast e për rreth një orë pati dhe bllokim të këtij segmeti rrugor.