Një tjetër aksident, ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Lin të Pogradecit.

Një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje, dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.