Një aksident është shënuar pasditen e sotme në rrugën në segmentin “Qafë e Buallit-Vajkal” në vendin e quajtur mbikalimi që lidh dy lagjet e qytetit të Bulqizës, ku një drejtuesi i makinës tip “Tuaran” ka humbur kontrollin duke u përplasur në kolonën e urës.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca të cilët kanë bërë te mundur dërgimin e të plagosurit drejt spitalit të Bulqizës i cili po merr mjekim.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit.
Paraprakisht mendohet se shkak i aksidenti dyshohet shpejtësia por jo vetëm një pistë tjetër është edhe ngricat në rrugë.