Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Papër, Elbasan.
Një automjet është kthyer përmbys në mes të rrugës.
Banorët e zonës i kanë ardhur menjëherë në ndihmë shoferit, i cili në rrethana ende të paqarta ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur në rrugë.
Për fat të mirë shoferi ka shpëtuar me lëndime të lehta.