Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Librazhd.

Siç mund të shihet edhe në foton më lart, një makinë është përmbysur në rrethana ende të paqarta në mes të rrugës.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, apo nëse ka të lënduar, pritet një reagim nga ana e bluve.

Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.