Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në aksin Elbasan-Peqin.

Në aksident janë përfshirë tre makina: një kamion dhe dy automjete.

Siç shikohet në foto, kamioni pas përplasjes ka përfunduar poshtë urës.

Ndërsa, një prej automjeteve është dëmtuar jashtëzakonisht shumë.

Elbasan Aksidenti
Aksident Ne Elbasan 6
Elbasan Aksidenti 6

Makina tjetër është në një gjendje më të mirë.

Nga aksidenti, një nga shoferët e automjeteve është plagosur dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës.