Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Fishtë të Lezhës, ku një furgon është përplasur me një makinë, në të cilën udhëtonin një prift dhe disa murgesha.

Aksidenti ka ndodhur në një rrugë dytësore që lidh Fishtën me aksin Lezhë-Shkodër.

Sipas informacioneve, drejtuesi i furgonit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Ai ka pësuar fraktura dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, prifti dhe murgeshat që udhëtonin në automjetin tip Golf, fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun dhe rrethanat e aksidentit.

Sipas hetimeve paraprake, aksidenti ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit të makinës tip Golf, e cila ka shkaktuar përplasjen me furgonin.