Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër. Dy makina, njëri tip “Ford” e tjetri “Porsche”, janë përplasur.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona.

Ata janë dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.

Siç duket edhe nga pamjet përplasja ka qenë e fortë pasi mjetet kanë pësuar dëmtime të mëdha.