Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë. Sipas informacioneve të deri më tanishme, një makinë tip ‘Ford’, ka kaluar muret anësore dhe ka përfunduar në oborrin e një banese.
Momentalisht thuhet se nuk ka të lënduar, por mister është vendndodhja e shoferit.
“Shumë zhurmë eee… S’po gjendet shoferi. Përpara 7 vjetësh në këtë oborr vdiq plaka sepse makina doli nga rruga dhe e vrau”, është shprehur pronari i banesës.
Mjeti tip ‘Ford’ me targa AA 750 UE ka marrë me vete jashtë rrugës barrierat e hekurta dhe ka përfunduar në oborrin e një banesës në anë të autostradës. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit.
Policia nëpërmjet targës ka identifikuar pronarin e mjetit dhe po punon për gjetjen drejtuesit të mjetit. Dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë tepër të lartë.