Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Njëra prej tyre, siç raporton gazetari Fatos Salliu, ka përfunduar në një prej lokaleve në bulevardin kryesor “Aqif Pasha”, duke rrezikuar jetën e klientëve që po qëndronin aty.
Paraprakisht flitet për një person të lënduar, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Zona ku ka ndodhur ngjarja është një nga rrugët më të populluara të qytetit të Elbasanit për shkak se ndodhet edhe në qendër.
Aty janë të vendosura edhe shumë bar-kafe, por edhe biznese të tjera.