Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të zonës së Bradasheshit, në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Dy makina dhe një kamion janë përpalasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake nuk ka të lënduar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.