Një aksident ka ndodhur në aksin Milot-Kukës, në afërsi të Rrëshenit, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë.
Si pasojë e aksidentit ka dëme të shumta materiale.
Menjëherë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka bërë të mundur marrjen e situatës nën kontroll.
Ata kanë rrethuar vendin e ngjarjes, e më pas kanë koordinuar lëvizjen e makinave.
Devijimi i tyre është bërë në një karburant aty pranë.