Është publikuar fotoja e autores dhe viktimës së ngjarjes të ndodhur në Sarandë, ku Elvira Tahiraj goditi me sëpatë ne kokë, duke e lënë të vdekur bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj.

Krimi në familje mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Metoq. Sipas informacioneve paraprake, 49-vjeçarja, Elvira Tahiraj e ka goditur për vdekje bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj 55 vjeç me sëpatë në kokë, pas një konflikti mes tyre.

Gruaja është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Sarandës.