4 Kandidatet e Partise Demokratike në primare për bashinë e Sarandes dolën përpara antarësisë me projektin e tyre për drejtimin e kësaj bashkie.

Ata janë:

Bankieri Ardit Cikuli,

Biznesmeni Armando Magllara,

Avokat Ilir Nikolla,

Avokat Spiro Vaso.

Kryetaria e Partise Demokratike për Sarandën Manjola Nikollo, duke folur në këtë prezantim vuri theksin tek vlerat e konkurimit që ka kjo forcw politike, duke u dhene mundesinë disa kandidaturave të përfshihen në garë për drejtimi e bashkisë.

Gjatë prezantimit të tyre të katër kandidatët vunë në dukje rëndësinë e ndryshimit të pushtetit local pasi sipas tyre, drejtuesit aktualë të bashkisë Sarandë, ose janë në ndjekje penale ose janë të përfshirë në korrupsion me përmasa gjigande.

Këto primare në Sarandë u cilësuan mjaft positive per demokracine dhe lirinë e pjesmarries në garë, edhe nga deputetja Ina Zhupa e pranishme në takim.

Sipas saj tashmë jemi para një fakti kur partia demokratike ka përballë votuesit vlerat më të mira të saj. Në këtë prezantim primare në Sarandë mungonte kandidati Robert Haxhi, i cili ka shprehur kandidaturën e tij por që nuk ishte i pranishëm në takim.

Ndërkohë nga Partia Socialiste nuk ka asnjë reagim se kush do të jetë kandidati për bashkinë e Sarandës. Mësohet se kryetari aktual Adrian Gurma, mund të jetë një nga kandidatët e mundëshëm në zgjedhjet loale të 14 majit por që edne nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga kjo forcë politike.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm